Real Madridi po insiston në transferimin e sulmuesit të Lillet, kanadezit Jonathan David.
Te Real Madridi po mundohen ta bindin ekipin francez në lirimin e 22-vjeçarit gjatë këtij muaji pas formës fantastike që e ka treguar këtë sezon.
Ai ka shënuar 16 gola në 29 ndeshje me Lillen, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Kartoni i Davidit vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe te Reali po shihet si investim për të ardhmen.
David iu bashkua Lillet në verën e vitit 2020 nga Genti për 25 milionë euro. Ai ka edhe 18 gola në 24 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Kanadasë.