Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pas talentit të Fulhamit, Carvalho

Real Madrdidi ka shprehur interesim për talentin e Fulhamit, Fabio Carvalho, njofton “The Daily Mail” të enjten.

Gjiganti spanjoll është në garë me disa klube të Premier Leagues për ta bindur 19-vjeçarin t’i bashkohet skuadrës.

Me Fulhamin, Carvalho ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Fulhami shpreson ta mbaj më gjatë në klub duke i ofruar kontratë të re, por Reali mund ta josh me një ofertë më të mirë.