Skuadra e Real Madridit po insiston në transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.
E përditshmja spanjolle "AS" ka shkruar të martën se Reali tashmë ka kontaktuar Napolin, në lidhje me Ruizin, i cili pëlqehet nga trajneri i madrilenëve Zinedine Zidane.
Bëhet e ditur se Reali është i gatshëm t'i paguajë Napolit dëmshpërblim deri në 50 milionë euro për 23-vjeçarin, transmeton Koha Ditore.
Ruiz verën e shkuar i është bashkuar Napolit nga Betisi për 30 milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2023. Në edicionin e tij të parë te Napoli, Ruiz ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë në 40 paraqitje në të gjitha garat.
Ai në fillim të këtij muaji ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Spanjës dhe deri më tani ka dy ndeshje të zhvilluara.