Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pas Kessiet

Real Madridi është duke tentuar ta transferojë mesfushorin e Milanit, Franck Kessien.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se është trajneri Carlo Ancelotti që po insiston në transferimin e mesfushorit.

Kessie është në vitin e fundit të kontratës me “Rossonerët” dhe nuk ka pranuar ta vazhdojë atë.

Këtë situatë po tenton ta shfrytëzojë Real Madridi për ta transferuar 25-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për Kessien interesim kanë shprehur edhe Barcelona, Liverpooli, PSG-ja dhe Tottenhami.