Real Madridi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Mesfushori nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës me “Rossonerët” dhe mund të largohet falas gjatë verës.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Real Madridi për ta bindur Kessien të transferohet në La Liga.
Për shërbimet e 25-vjeçarit interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi, PSG-ja dhe Tottenhami.
Kessie këtë sezon ka bërë 16 paraqitje në Serie A, duke shënuar pesë gola.
Artikuj të ngjashëm