Atletico Madridi është skuadra e radhës që ka hyrë në garë për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Mesfushori nuk ka vazhduar ende kontratën me “Rossonerët” që skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Kessie ka kërkuar pagë rreth shtatë milionë euro në sezon, e cila nuk është plotësuar ende nga drejtuesit e skuadrës italiane.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Atletico Madridi për ta bindur Kessien të transferohet në La Liga.
Për Kessien interesim kanë shprehur edhe Liverpooli dhe PSG-ja.
Artikuj të ngjashëm