Skuadra e Real Madridit ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Napolit, spanjollin Fabian Ruiz. Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar të hënën se Reali ka ofruar 80 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Ruizit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ruiz pëlqehet shumë nga trajneri i Realit, Zinedine Zidane që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mesfushës, transmeton Koha Ditore.
Ruiz këtë edicion po tregon paraqitje të mira te Napoli dhe po vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në Serie A.
Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat për Napolin.
Ruiz ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 kurse te ekipi italian u transferua vitin e shkuar nga Betisi për 30 milionë euro. 23-vjeçari, po kërkohet edhe nga Barcelona e Manchester City.