Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nuk do të bëjë më transferime

Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar se klubi spanjoll nuk do të bëjë më përforcime gjatë këtij afati kalimtar të verës, raporton “Marca” të enjten.

Skuadra madrilene gjatë verës ka bërë vetëm dy transferime. Është forcuar me mbrojtësin Antonio Ruediger dhe mesfushorin Aurelien Tchouameni.

Ruediger i është bashkuar Realit si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Chelsean, ndërsa Tchouameni është transferuar nga skuadra e Monacos.

“Me ekipin që e kemi në dispozicion, mund të konfirmoj se nuk do të bëjmë më transferime pasi jemi të kompletuar”, është shprehur Perez.

Artikuj të ngjashëm