Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti: Nuk do të sjellim lojtarë të rinj

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka zbuluar se Real Madridi nuk do të nënshkruajë më me ndonjë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës.

“Mbretërit” këtë verë ka transferuar dy futbollistë. Antonio Rudiger dhe Aurelien "Tchouameni janë përforcimet e vetme këtë afat kalimtar për skuadrën spanjolle.

“Nuk mund të flas për nënshkrime, por tashmë kam thënë se gjithçka ka mbaruar. Ne nuk do të nënshkruajmë me askënd. Jemi mirë ashtu siç jemi”, deklaroi trajneri italian.