Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reali konfirmon largimin e Ancelottit

Carlo Ancelotti

Real Madridi e ka konfirmuar të premten largimin e Carlo Ancelottit. 

Ancelotti do të bëhet përzgjedhës i Brazilit nga 26 maji, ndërsa Xabi Alonso pritet ta zëvendësojë atë te klubi madrilen. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reali arriti marrëveshje për përfundimin e periudhës me Ancelottin, pas 15 trofeve të fituara në gjashtë edicione.

Nën drejtimin e tij, Real Madridi e fitoi tri herë Ligën e Kampionëve. Po kaq herë e fitoi Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës. Ancelotti me Real Madridin e ka të fituar edhe dy herë La Ligan, dy herë Kupën e Mbretit dhe dy herë Superkupën e Spanjës. 

“Carlo Ancelotti përgjithmonë do të jetë pjesë e familjes së madhe të Madridit. Ndihemi jashtëzakonisht të nderuar që kishim shansin të kënaqemi me një trajner që e ka bërë të mundur të kemi kaq shumë suksese”, ka deklaruar ndër të tjera presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.