Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Federata e Futbollit e Brazilit zyrtarizon Ancelottin si përzgjedhës

Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është konfirmuar si përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Brazilit.
Federata e Futbollit e Brazilit ka njoftuart se italiani 65-vjeçar do të marrë zyrtarisht drejtimin e Brazilit më 26 maj, pas përfundimit të edicionit të La Ligas.

Ai largohet nga “Santiago Bernabeu” si një nga trajnerët më të suksesshëm të klubit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ancelotti fitoi 15 trofe gjatë dy periudhave si trajner i Realit. Sezonin e kaluar me Madridin fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

Federata e Futbollit e Brazilit e përshkroi Ancelottin si “një legjendë të lojës, si trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit”.

“Ky moment është historik. Bashkon dy ikonat – pesë herë kampionin e Botës dhe një trajner me një rekord të pakrahasueshëm në garat elitare të Evropës”.