Exequiel Palacio do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në afatin kalimtar dimëror.
Marrëveshja tashmë është arritur me River Platen për mesfushorin, por do të bëhet zyrtare pas finales së Copa Libertadores.
Palacio do të nënshkruajë kontratë me madrilenët deri më 30 qershor të vitit 2024, dhe transferimi i tij është strategji e marrjes së talenteve.
20-vjeçari luan në elitën e futbollit argjentinas që prej moshës 17-vjeçare, por ende nuk i ka kompletuar 50 ndeshje.
Ka debutuar edhe me Argjentinën dhe është kthyer në lojtar kyç për Riverin, që kërkon triumfin në Copa Libertadores.
Artikuj të ngjashëm