Futboll

Real Madridi e transferon talentin argjentinas

Franco Mastantuono

Real Madridi ka nënshkruar të enjten kontratë gjashtëvjeçare me sulmuesin e talentuar, Franco Mastantuono.

Ish-lojtari i River Plates, i cili të enjten e festoi ditëlindjen e 18-të, iu nënshtrua kontrollimeve mjekësore dhe nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me madrilenët.

“Premtoj se do të jap gjithçka që kam për këtë fanellë”, tha Mastantuono. “Gjithmonë ka qenë ëndërr e imja të luaj për klubin më të madh në botë”.

Madridi kishte arritur marrëveshje për transferimin e argjentinasit, por iu desh të priste derisa ai të bëhej 18-vjeçar. Raportohet se Madridi pagoi 45 milionë euro për transferimin e tij.

Më herët, Madridi u përfocua edhe me disa lojtarë të tjerë.

Madrilenët do të paraqiten për herë të parë në edicionin 2025/2026 në La Liga nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, i cili e zëvendësoi Carlo Ancelottin.

Reli vjen pas një sezoni zgjenjyes, pasi e humbi titullin në garë me Barcelonën dhe dështoi të paraqitet në finale të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës për Klube.

Ndeshjen e parë të edicionit 2025/2026, Reali do ta zhvillojë të martën në shtëpi kundër Osasunas.