Franco Mastantuono është huazuar nga Real Madridi te Fiorentina. Këtë e bëri të ditur klubi mbretëror spanjoll të premten.
Mastantuono do të luajë në klubin italian deri në fund të edicionit 2026/2027.
18-vjeçari u transferua vjet te Madridi nga River Plate. Ai luan në pozita të ndryshme sulmuese, kryesisht në krah. Për Argjentinën i ka katër paraqitje.