Skuadra e Real Madridit ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të River Plates, Franco Mastantuono.
Kështu ka raportuar të dielën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMastantuono do të nënshkruajë kontratë me klubin mbretëror deri në verën e vitit 2031. 17-vjeçari Mastantuono e ëndërronte kalimin te Reali.
Reali do t’i paguajë 45 milionë dollarë River Plates për shërbimet e Mastantuonos.
Reprezentuesi i Argjentinës, Mastantuono, do t’i bashkohet Realit pas Kupës së Botës për klube.
Ai në edicionin e kaluar me River Platen në 19 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.
Mastantuono është zhvilluar si futbollist te skuadra nga Argjentina, River Plate.