Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi kërkon Palaciosin

Skuadra e Ajaxit ka shprehur interesim për mesfushorin argjentinas Exequiel Palacios, i cili është pjesë e River Plates.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet holandeze, të cilat kanë raportuar se Ajaxi tashmë ka bërë gati ofertën për shërbimet e tij.

Mësohet se Ajaxi ka pranuar të paguajë klauzolën e lirimit të Palaciosit në vlerë prej 15 milionë eurosh, në mënyrë që ta transferoj atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

21-vjeçari, është njëri ndër mesfushorët më të talentuar në futbollin e Amerikës së Jugut dhe ka kontratë me River Platen deri në vitin 2021.

Palacios këtë edicion ka një gol dhe një asisitim në 13 ndeshje kampionale. Ai gjithashtu ka edhe katër paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës.