Manchester City e ka transferuar mesfushorin e talentuar, Claudio Echeverri, nga skuadra e River Plates.
City do të paguajë rreth 15 milionë euro për Echeverrin, i cili ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë.
18-vjeçari ka zhvilluar gjashtë paraqitje me ekipin e parë të River Plates në vitin 2024.
Echeverri ishte kapiten i grupmoshës U17 të Argjentinës në Kupën e Botës në muajin nëntor.
Ai shënoi “hat-trick” në fitoren 3:0 ndaj Brazilit në çerekfinale.
Në gjithë turneun shënoi pesë gola, ndërsa Argjentina përfundoi e katërta pasi e humbi ndeshjen për vend të tretë.