Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City kthen Echeverrin, mund ta huazojë menjëherë

Claudio Echeverri

Huazimi i 19-vjeçarit Claudio Echeverri nga Manchester City te Bayer Leverkuseni ka përfunduar të premten. 

Trajneri i skuadrës gjermane, Kasper Hjulmand, e ka konfirmuar lajmin në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Leipzigut. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi arritur marrëveshje me Manchester Cityn për kthimin e tij”, ka thënë Hjulmand. 

Echeverri nuk do të jetë në listën e lojtarëve të Leverkusenit për duelin e fundit të këtij viti në Bundesligë ndaj Leipzigut. 

19-vjeçari ka luajtur në 12 ndeshje të këtij sezoni në të gjitha garat. Mesfushori me tipare sulmuese ka kontribuuar me një gol e një asistim. 

City pritet që ta huazojë atë menjëherë te Girona në La Ligën spanjolle.