Mesfushori i River Platet, Exequiel Palacios do të largohet nga River Plate gjatë afatit kalimtar të janarit për t’u transferuar në Bundesligë, te skuadra e Bayer Leverkusenit.
Mediumet e huaja, kanë raportuar të hënën se Leverkuseni tashmë ka siguruar shërbimet e Palaciosit, i cili pas pak javëve do të prezantohet te ekipi gjerman, transmeton Koha Ditore. Për kartonin e tij, Leverkuseni i ka paguar River Plates 25 milionë euro dëmshpërblim.
Palacios me Leverkusenin do të firmos kontratë deri në qershorin e vitit 2025 dhe do të jetë përforcim i madh për të ardhmen e ekipit.
Palacios 21-vjeçar, vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë defensiv në kampionatin e argjentinës. Ai ka një gol dhe një asistim në 14 ndeshje këtë edicion me River Platen. Palacios ka edhe katër paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës.