Mesfushori i River Plates, Exequiel Palacios, pritet t’i bashkohet Bayer Leverkusenit në afatin kalimtar të janarit për 15 milionë euro, njoftoi “TyC Sport” të enjten.
Real Madridi dhe Ajaxi po ashtu janë interesuar për argjentinasin, por ai pritet të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane, transmeton Koha Ditore. Palacios u përjashtua me karton të kuq në fundjavë, ndërsa Riverl Plate pësoi 2:1 nga Flamengo në finale të Copa Libertadoresit.
Mesfushori 21-vjeçar ka debutuar në skuadrën e parë të River Plates dy vjet më parë. Ai ka luajtur 13 ndeshje në elitën argjentinase këtë stinor, ndërsa ka shënuar një gol.
Palacios ka edhe katër ndeshje me Përfaqësuesen e Argjentinës.