Skuadra e Real Madridit është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Eintracht Frankfurtit, portugezin Andre Silva ka raportuar të enjten “Bild”.
Bëhet e ditur se Reali është i gatshëm të ofrojë kartonin e Luka Joviqit në shkëmbim për Silvan, të cilin po synon ta transferoj gjatë kësaj vere. Joviq në fillim të këtij viti është huazuar te Frankfurti kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 20245.
Te Reali po e shohin Silvan si përforcim ideal për sulmin në sezonin e ri pasi portugezi këtë edicion po shkëlqen te Eintrachti. Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 31 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Silva ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te MIlani, Sevilla e Porto.