Manchester City dhe Atletico Madrid janë në garë për ta transferuar sulmuesin e Eintracht Franfurtit, portugezin Andre Silva, ka raportuar të enjten “La Gazzetta dello Sport”.
Eintracht Franfurti nuk arriti ta sigurojë një vend për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe do ta ketë të vështirë ta mbajë portugezin.
Por, drejtuesit e klubit gjerman po kërkojnë për lirimin e tij 40 milionë euro. Andre Siliva ka vendosur rekord për gola të shënuar për një sezon te Eintracht Franfurti. Në 34 paraqitje në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë, Andre Silva shënoi 29 gola dhe asistoi dhjetë herë.