Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në garë për Lacazetten

Pas Atletico Madridit edhe Real Madridi është futur në garë për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette kanë njoftuar të hënën mediumet spanjolle.

Mësohet se Reali po interesohet për sulmuesin francez, i cili mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak se nuk është i kënaqur me situatën e tij. Ai gjithashtu, nuk i ka edhe raportet e mira me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta. Te Reali po e shohin Lacazetten si zëvendësim të duhur për Luka Joviqin, të cilin e kanë huazuar te Eintracht Frankfurti deri në fund të këtij sezoni. Lacazette 29-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2022 kurse këtë sezon ka shënuar nëntë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat me londinezët.