Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali monitoron situatën e Asensios

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi. Londinezët po synojnë të përforcojnë fazën e sulmit pasi Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette pritet të largohen gjatë verës.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se trajneri, Mikel Arteta po e monitoron situatën e sulmuesit të Real Madridit, Marco Asensio.

Spanjolli shihet si përforcim ideal për fazën e sulmit te londinezët.

25-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023, por mund të largohet pasi nuk është i kënaqur me minutazhin këtë sezon.

Asensio ka luajtur në 15 ndeshje në La Liga duke shënuar pesë gola.