Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi kërkon Lacazetten

Foto: Reuters

Atletico Madridi po insiston në transferimin e sulmuesit francez të Arsenalit, Alexander Lacazette, raporton “Soccerlink” të dielën, transmeton Koha.net.

Klubi spanjoll po shikon të përforcojë repartin ofensiv në verë dhe drejtori sportiv Andrea Berta ka kontaktuar Lacazetten 28-vjeçar për të biseduar për një transferim të mundshëm.

Lacazette ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2022. Në 26 ndeshje këtë stinor në të gjitha garat, ai ka shënuar nëntë gola dhe asistuar tre tjerë.

Artikuj të ngjashëm