Pas Juventusit e Interit, edhe Real Madridi është futur në garë për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, ka raportuar “Marca” të enjten. Alvarez po shkëlqen këtë edicion te River Plate dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës, që po kërkojnë transferimin e tij në janar.
21-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 13 asistime këtë sezon kurse River Plate për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 20 milionë euro. Te Reali, janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë pasi Alvarez po pëlqehet edhe nga trajneri Carlo Ancelotti.
Alvarez, i cili ka edhe pesë paraqitje me Argjentinën, ka refuzuar rinovimin e kontratës me River Platen që i skadon në fund të vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm