Juventusi dhe Fiorentina i janë bashkuar Milanit në garën për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez.
Klubet italiane po insistojnë t’i sigurojnë shërbimet e 21-vjeçarit gjatë janarit dhe River Plate për kartonin e tij po kërkon 20 milionë euro.
Alvarez po shkëlqen këtë sezon te River Plate, ku ka shënuar 15 gola në 16 ndeshje kampionale. Ai së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin argjentinas, pasi po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Evropë.
Alvarez ka kontratë me River Platen deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.