Skuadra e Real Madridit po e monitoron situatën e qendërmbrojtësit Joe Gomez te Liverpooli. Bëhet e ditur se skuadra spanjolle është e interesuar për rezervistin e Liverpoolit, të cilin do të synojë ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Te Reali janë në kërkim të një mbrojtësi për pjesën e dytë të këtij sezoni dhe Gomez përmbush kërkesat e trajnerit Carlo Ancelotti.
Skuadra spanjolle po e kërkon huazimin e Gomezit me mundësi të blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit, i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro. Gomez është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat.
24-vjeçari që ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2024 po kërkohet edhe nga Aston Villa. Ai ka edhe 11 ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë.