Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali mbetet pa Vasquezin për gjashtë javë

Lucas Vazquez

Skuadra e Real Madridit do të jetë pa Lucas Vasquezin për gjashtë javët e ardhshme. “Marca” ka njoftuar të premten se sulmuesi i krahut do të qëndrojë jashtë fushe për shkak të lëndimit që e pësoi në Superkupën e Spanjës.

Ai u lëndua në gjysmëfinale kundër Valencias, ndeshje që Reali e fitoi pas penalltive. Vasquez ishte titullar, por doli nga fusha në fillim të pjesës së dytë për shkak të lëndimit të nyjës së këmbës.

Edhe në klub, kanë konfirmuar lëndimin e Vasquezit dhe kanë bërë të ditur se ai do të mungojë për 10 ndeshjet e ardhshme.

Po ashtu, ai do t’i mungojë Realit edhe në ndeshjen e parë kundër Liverpoolit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, si dhe derbin ndaj Atletico Madridit. 31-vjeçari këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm