Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kthen sytë kah Kounde

Real Madridi ka kthyer interesimin kah qendërmbrojtësi i Sevillas, francezi Jules Kounde ka raportuar të enjten e përditshmja spanjolle “AS”. Bëhet e ditur se Kounde te Reali po shihet si zëvendësim ideal për kapitenin Sergio Ramos, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

Në fakt, Kounde ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 90 milionë eurosh por te Reali janë të bindur se mund të sigurojnë shërbimet e tij për 50 milionë euro. Kounde 22-vjeçar më herët ka deklaruar se është i gatshëm të largohet nga Sevilla për të vazhduar karrierën në një klub tjetër më të madh. Kounde këtë edicion ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe vlerësohet ndër mbrojtësit më të dalluar në La Liga. Në 44 ndeshje në të gjitha garat, Kounde ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim. Ai ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm