Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kounde do të largohet nga Sevilla

Jules Kounde është një ndër lojtarët më të kërkuar. Mbrojtësi i Sevillas pritet të largohet në fund të këtij edicionin pas interesimit të shumë skuadrave të njohura evropiane.

E përditshmja spanjolle “AS” ka bërë të ditur të premten se në garë për Kounden ka hyrë edhe Real Madridi.

Klubi madrilen po e sheh lojtarin si zëvendësues të Sergio Ramosit që nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Për Kounden interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea.

Sevilla për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 50 milionë euro dëmshpërblim.