Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kthen interesimin për Salahun

Real Madridi ka kthyer interesimin për sulmuesin Mohamed Salah, raporton të premten “Marca”.

Bëhet e ditur se Salah po pëlqehet nga drejtuesit e klubit madrilen, të cilët po e shohin si përforcim të duhur për sulmin prej sezonit të ardhshëm.

30-vjeçari pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë, pasi ekipi anglez është i gatshëm ta lirojë Salahun nëse merr një ofertë deri në 70 milionë euro.

Salah ka kontratë deri në vitin 2025 me Livepoolin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2017 nga Roma.

Këtë sezon, ai ka 22 gola e 11 asistime në 39 ndeshje të luajtura deri më tani. Krahas Realit, interesim për Salahun ka kohë që ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Artikuj të ngjashëm