Mohamed Salah pritet të largohet nga skuadra e Liverpoolit në fund të këtij sezoni. “The Sun” shkruan se te Liverpooli janë të gatshëm ta shesin Salahun në verë, pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit egjiptian.
Mësohet se Liverpooli është në pritje të ofertave për Salahun, ndërsa interesim për transferimin e tij thuhet se ka shprehur Paris Saint-Germaini. Bëhet e ditur se ekipi francez është gati të ofrojë deri në 80 milionë euro për Salahun, të cilin po e sheh si zëvendësim të duhur për Neymarin.
Salah është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2025. 30-vjeçari ka 19 gola e 9 asistime në 35 paraqitje këtë sezon.