Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Livepooli i hapur për të shitur Salahun

Mohamed Salah

Liverpooli është i hapur për ta shitur për rreth 80 milionë euro në verë sulmuesin e Egjiptit, Mohamed Salah.

Interesim për 30-vjeçarin ka shprehur gjiganti francez, PSG. Sulmuesi i krahut me Liverpoolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Ai te klubi anglez është prej vitit 2017. Sezonin aktual ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuuar me shtatë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat.