Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kthen interesimin për Grimaldon

Real Madridi ka hequr dorë nga mbrojtësi i krahut të majtë të Bayernit, Alphonso Davis. Te Reali e vlerësojnë shumë të shtrenjtë mbrojtësin e Kanadasë, ndërsa kanë kthyer interesimin për mbrojtësin e krahut të Benficas, Alex Grimaldo.

Thuhet se Bayerni po i kërkon Realit 90 milionë euro, çmim të cilin nuk është i gatshëm ta paguajë gjiganti spanjoll.

Grimaldo me klubin portugez ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Artikuj të ngjashëm