Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali konfirmon se Bale s’ka pësuar lëndim serioz

Real Madridi ka konfirmuar se Gareth Bale ka pasur ënjtje të muskulit në pulpë dhe nuk ka pasur lëndim tjetër.

28-vjeçari do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Uellsit në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018” kundër Gjeorgjisë dhe Republikës së Irlandës si rezultat i lëndimit.

Nuk ka pasur datë specifike se kur do të kthehet Bale, por u raportua se ai mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve ndaj ish-skuadrës Tottenham Hotspur, pas dy javësh.

Tani Reali ka konfirmuar se futbollisti nuk do të mungojë gjatë siç ishte raportuar.

Bale deri tani ka shënuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në shtatë ndeshje.