Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kalon në finale të Superkupës

Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, në ndeshjen që dhuroi tetë gola.

Të mërkurën mbrëma, Real Madridi fitoi 5:3 ndaj Atletico Madridit.

Ndeshja i ka takuar gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës dhe në finale do të luajnë kundër fituesit mes Barcelonës dhe Osasunas, që zhvillohet të enjten mbrëma.

Mario Hermoso i dha epërsinë Atleticos në minutën e gjashtë, kurse Antonio Ruediger në minutën e 29-të dhe Ferland Mendy në minutën e 29-të, shënuan për 2:1 në të mirë të Realit.

Antoine Griezmann i barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 37-të.

Ruediger shënoi autogol në minutën e 78-të, por ishte Dani Carvajal, ai i cili realizoi pesë minuta para se të mbyllej koha e rregullt, dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Stefan Saviq në minutën e 116-të dhe Brahim Diaz në minutën e dytë shtesë të vazhdimeve, shënuan edhe dy herë tjera për fitoren 5:3 të Realit.

Ky ballafaqim u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite.

Finalja e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet të dielën, më 14 janar.

Artikuj të ngjashëm