Skuadra e Real Madridit po interesohet për mbrojtësin e krahut të djathtë, spanjollin Pedro Porro kanë raportuar të enjten mediumet në Spanjë.
Porro ka treguar paraqitje të mira këtë sezon te Sportingu dhe te Reali po shihet si përforcim i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. Porro është në pronësi të Manchester Cityt kurse para fillimit të këtij edicioni është huazuar te Sportingu, ekip që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 17 milionë euro.
Këtë sezon, Porro ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 30 ndeshje për Sportingun kurse ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024. Porro 21-vjeçar muajin e shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen e Spanjës.