Real Madridi ka kthyer interesimin kah holandezi Jeremie Frimpong për pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. “Marca” raporton të enjten se Reali po e sheh Frimpongun si zëvendësim ideal për Dani Carvajalin prej edicionit të ardhshëm dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar në verë.
Reali veçse ka nisur kontaktet me përfaqësuesin e futbollistit dhe së shpejti do ta kontaktojë edhe Bayer Leverkusenin në lidhje me lirimin e tij vitin tjetër. Skuadra spanjolle është gati të shpenzojë mbi 50 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028.
Frimpong është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2021, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira. Në 16 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ai ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 7 asistime.