Real Madridi ka shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Nicolo Barella, njoftio të hënën (21 mars) “El Nacional”.
Barella është kërkesë e trajnerit italian të Realit, Carlo Ancelotti. Ai, raportohet se është duke u angazhuar personalisht për ta bindur Barellan t’i bashkohet Realit në verë.
E në rast të transferimit të Barellas, e ardhmja e Toni Kroosit mund të jetë në dyshim.
Barella ka luajtur në 27 ndeshje në Serie A për Interin këtë sezon dhe ka shënuar dy gola.
Ai ka kontribuar edhe me nëntë asistime.