Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Abrahamin

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin Tammy Abraham, raporton “Marca” të martën.

Bëhet e ditur se Reali po përgatit një ofertë për ta bindur Romën në lirimin e anglezit në fund të sezonit.

Te Reali po e shohin Abrahamin si përforcim të duhur për sezonin e ri dhe për kartonin e tij janë gati të ofrojnë mbi 50 milionë euro. 25-vjeçari është në sezonin e tij të dytë në Itali, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesorë te Roma.

Ai këtë edicion ka pesë gola për ekipin italian, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Para Romës, Abraham ka bërë karrierë edhe te Chelsea, Aston Villa e Sëansea City.

Gjithashtu ka edhe tri gola në 11 paraqitje për Anglinë.