Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali insiston ta transferojë Cavanin në janar

Foto: Reuters

Real Madridi po e shqyrton seriozisht transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan “El Nacional”.

Futbollisti me përvojë është në garë për një vend titullari te Unitedi me Cristiano Ronaldon. Largimi i Cavanit nga “Djajtë e Kuq” është i mundshëm gjatë janarit.

Sulmuesi 34-vjeçar i Uruguait ka luajtur vetëm në tri ndeshje të këtij edicioni në të gjitha garat. Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm