Edinson Cavani pritet të largohet nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të janarit. Për sulmuesi nga Uruguai ditë më parë ka shfaqur interesim Real Madridi.
Ndërkohë, të martën raportohet se në garë për 34-vjeçarin ka hyrë edhe Barcelona. Dy gjigantët spanjoll duan që ta shfrytëzojnë përvojën e madhe që Cavani.
Ai ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2022, por ardhja e Cristiano Ronaldos, ka bërë që ai të qëndrojë më shumë në bankën e rezervistëve.
Cavani është paraqitur vetëm në katër ndeshje këtë sezon dhe në total ka luajtur 119 minuta, duke mos realizuar asnjë gol.
Artikuj të ngjashëm