Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i bindur se Pogba do t’i bashkohet në verë

Te Real Madridi janë të bindur se do ta transferojnë mesfushorin Paul Pogba në verën e vitit të ardhshëm.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se klubi madrilen ka marrë sinjale pozitive nga francezi, i cili nuk po e rinovon kontratën me Manchester Unitedin.

Pogba në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me ekipin anglez dhe Reali tashmë po përgatit një ofertë të majme për ta joshur francezin që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

28-vjeçari u kthye te Unitedi në vitin 2016 pas katër sezoneve të kaluara te Juventusi dhe këtë edicion ka pesë asistime në tri ndeshje të luajtura në Premier League.

Artikuj të ngjashëm