Sport

Pogba planifikon të transferohet te Reali verën e ardhshme

Foto: Reuters

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, planifikon të transferohet te Real Madridi verën e ardhshme, raporton “The Daily Star”.

Francezi ka kontratë me Manchester Unitedin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa ai mund t’i bashkohet klubit madrilen si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Pogba mësohet se ka refuzuar ta rinovojë kontratën me Manchester Unitedin.

Pogba 28-vjeçar të shtunën asistoi katër gola në fitoren 5:1 të Manchester Unitedit në xhiron e parë të Premier Leagues ndaj Leeds Unitedit.