Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nuk heq dorë nga Pogba

Te Barcelona kanë ende besim se mund ta bindin Paul Pogban t’i bashkohet si lojtar i lirë verën e vitit të ardhshëm, raportojnë mediume të ndryshme spanjolle.

Për mesfushorin francez interesim të madh janë duke shprehur edhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Pogba me Manchester United ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Repzrenentuesi 28-vjeçar i Francës iu bashkua Unitedit në gusht të vitit 2016 nga Juventusi, ndërsa këtë edicion në pesë paraqitje në të gjitha garat ka kontribuar me shtatë asistime.

Artikuj të ngjashëm