Real Madridi është mposhtur në ndeshjen e kthimit në “Vicente Calderon” nga Atletico Madridi, por është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Diego Simeones shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë, duke rritur gjasat për një kualifikim në finale, transmeton Koha.net.
Ishte Niguez që shënoi golin e epërsisë në minutën e 12 pas një krosimi të bukur nga Koke. Dhe pas tre minutave Griezmann shënoi nga penaltia.
Atletico shënon dy gola të shpejtë ndaj Realit, rihapet gjithçka
Por, shpresat për një kualifikim në finale Atleticos ia shoi Isco, duke shënuar në minutën e 42 pas asistimit nga Kroos.
Reali kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2 me 4, që është njëherësh finalja e tretë brenda katër vjetëve.
Në finale “Mbretërit” do të përballet me kampionin italian, Juventusin, që mbrëmë e mposhti Monacon.