Real Madridi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Anglisë, Declan Rice. Mesfushori i West Hamit po kërkohet me ngulm nga Chelsea e Manchester Unitedi ndërsa së fundi interesim ka shprehur edhe Real Madridi.
Rice javë më parë ka deklaruar se në fund të këtij edicioni ka gjasa të largohet nga West Hami dhe Reali po synon ta bind 23-vjeçarin që të transferohet në La Liga. Ai është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Premier League dhe West Hami për lirimin e tij po kërkon të paktën 100 milionë euro dëmshpërblim. Rice është produkt i West Hamit kurse me ekipin e parë ka debutuar në sezonin 2017/18. Këtë edicion, ai ka katër gola e po aq asistime në 31 ndeshje në të gjitha garat për West Hamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.