Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali fiton garën për Dani Ceballos

Real Madridi raportohet se ka fituar garën për transferimin e Dani Ceballos nga Real Betisi.

20-vjeçari luajti rregullisht për Betisin gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka joshur interesimin e shumë klubeve europiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta spanjolle Marca raporton se Real Madridi është pajtuar me kushtet e lojtarit, për të cilin ka paguar 18 milionë euro.

Ceballos ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare dhe zyrtarisht pritet të transferohet të hënën.