Real Madridi është favorit për shërbimet e mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni. Madje, “L’Equipe” ka raportuar se Reali tashmë ka fituar garën përballë Manchester Cityt e Manchester Unitedit për transferimin e mesfushorit francez.
Tchouameni pritet t’i bashkohet Realit në verë për rreth 60 milionë euro. Ai te Reali po shihet si përforcim i duhur dhe zëvendësim ideal për kroatin Luka Modriq.
Tchouameni 22-vjeçar është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar këtë sezon në Ligue 1. Ai ka shënuar tre gola dhe ka po aq asistime në 43 paraqitje për Monacon, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Tchouameni ka edhe një gol në tetë ndeshje me Francën.